Bajrami: LDK nuk hyn në koalicion aty ku është PDK
Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 21 June 2017
Krerët e Lëvizjes Vetëvendosje me deklarata publike po e ftojnë LDK’në e cila udhëhiqet nga Isa Mustafa, që të takohen e të diskutojnë rreth koalicionit pas zgjedhor për formimin e Qeverisë. Dje ish kryetari LVV’së, Albin Kurti, e sot kryetari i kësaj lëvizje, Visar Ymeri, i kanë bërë ftesa partisë së Isa Mustafës për tu takuar. Madje sipas liderit të LVV’së nuk ka çka të pritet deri në certifikimin e rezultateve për t’u takuar për të biseduar opsionet e çuarjes së PDK-së në opozitë.
Por zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës pyetur rreth kësaj çështje thonë se fillimisht po i presin rezultatet e certifikimit nga ana e KQZ’së dhe pastaj do t’i diskutojnë edhe ftesat e LVV’së për koalicion.
Kontaktuar nga Gazeta Express, ministrja në largim në MTI, dhe zyrtarja e LDK’së, Hymete Bajrami ka deklaruar se kryesia e partisë që ajo i takon është duke i pritur rezultatet e certifikimit dhe pastaj do të shqyrtohen ofertat rreth koalicioneve.
“..është kryesia, anëtarët e ngushtë të kryesisë të cilët po merren me këtë, dhe pas certifikimit të rezultateve shohim”, ka thënë Bajrami.
Megjithatë Bajrami nuk e ndryshon qëndrimin e saj të mëhershëm se LDK nuk duhet të hyjë në koalicion me PAN. Thotë se LDK ka oferta për hyrje në koalicion
“Mendimi im personal është që absolutisht jo koalicion me PAN’in, jo koalicion me asnjë individ ku gjendet PDK për shkak se ne deri më tani kemi qenë në ato formula, për të tjerat besoj që janë organet drejtuese të partisë. Normalisht që LDK tash ka oferta prej të gjithëve sepse asnjëra parti, asnjëri koalicion nuk e ka fituar shumicën absolute në mënyrë që t’i themelojnë institucionet. Ne prej datës 11 qershor vetëm se e kemi pritë por nuk është që po ngarendim për me hy në qeverisje”, ka thënë ajo.
Tutje zyrtarja e LDK’së është shprehur se partia që ajo i takon tashmë është duke punuar për zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen në vend më 22 tetor.
“..më shumë po përgatitemi për zgjedhjet lokale”.
Kujtojmë se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, më 11 qershor, kanë garuar 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare, me mbi 900 kandidatë për 120 ulëset e Kuvendit të Kosovës.
Në bazë të Kushtetutës, Kuvendi i Kosovës zgjidhet me mandat katërvjeçar, duke filluar nga dita e seancës konstituive, që mbahet brenda tridhjetë ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...