Lajme

Bajrami: Kusari-Lila vetëm ka kryer obligimet e partisë e të shefit, Albin Kurti

Autori: Gazeta inFokus 18:20 | 09 October 2024

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar ndaj publikimit të fundit ku u dëgjua shefja e deputetëve të LVV-së Mimoza Kusari-Lila me kryeterroristin Milan Radojiçiq.

Sipas Bajramit, Kusari-Lila duhet të ndiqet nga drejtësia, ndërkohë që ka thënë se ajo vetëm ka kryer obigimet e shefit të saj, Kurti.

“Nuk mjaftojnë kërkesat e qytetarëve për llogaridhënie pse partia në pushtet është koordininuar me Radojçiçin. Duhet reagim i organeve të drejtësisë, të cilat duhet të zbardhin përgjegjësinë penale të zyrtarëve të partisë në pushtet që kanë bërë pazare me kryeterroristin e kryekriminelin Radojçiç. Shefja e deputetëve të VV vetëm ka kryer obligimet e partise e të shefit të saj, Albin Kurti”, thuhet në reagimin e Bajramit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera