Lajme

Bajrami kundër idesë për zgjedhje të reja

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 16 August 2017

Deputetja e koalicionit LAA, Hykmete Bajrami është shprehur se shkuarja në zgjedhje të reja nuk është zgjidhje për të dalë nga kriza politike e krijuar.

Sipas saj, nuk ka garanci që zgjedhjet e reja do të sillnin rezultate të tjera

“Shkuarja në zgjedhje të tjera nuk është alternativë sepse askush nuk mund të garantoj se do të kemi një rezultat tjetër. Ata që e kanë marrë mandatin duhet të marrin përgjegjësi dhe të japin propozimin për kryetar të Kuvendit”, ka thënë Bajrami.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera