Lajme

Bajrami: Krimi në vendin tonë ka marrë hov, kriminelët jo rrallë po lihen të lirë

Autori: Gazeta inFokus 16:16 | 27 March 2024

Hykmete Bajrami, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se urgjentisht duhet të merren masa për sigurinë e qytetarëve, shkruan Gazeta Infokus.

Ky reagim i saj erdhi pas rastit të mbrëmshëm në Prishtinë, ku mbet i vdekur një person dhe u plagos një grua e cila fatkiqësisht edhe ajo vdiq sot në Klinikën Intensive.

“Urgjentisht të merren masa për sigurinë e qytetarëve. Mbrëmë një grua e moshës 48 vjeçare është vrarë pranë shtepisë së saj, në veturën e saj”, ka deklaruar Bajrami,

-Advertisement-

Ndryshe ka theksuar se kjo gjë është e papranueshme.

“Kjo është e papranueshme, krimi në vendin tonë ka marrë hov, e kriminelët jo rrallë po lihen të lirë. Vrasësit rrallë e fillojnë rrugën e krimit me vrasje, janë disa hapa që ata bëjnë në rrugën e tyre të errët duke testuar sistemin. Meqë për plot vepra lihen të lirë ata përsërisin dhe e rrisin krimin. Kjo është e papranushme!”, ka shtuar tutje deputetja.

Po ashtu në këtë reagim të saj Bajrami ka shprehur ngushëllime për familje e viktimave dhe u ka bërë thirrje institucioneve që të ndëshkojnë krimet.

“Ngushëllime familjeve të viktimave, thirrje institucioneve që mos të lënë krim pa ndeshku as kriminel të lirë! Siguria është e drejtë elementare njerëzore.”, ka shkruar Bajrami./Gazeta Infokus/.

Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera