Lajme

Bajrami: Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, kjo vjen si rezultat i dështimit të qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 15:45 | 26 August 2024

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se sipas ‘World of Statistics’, Kosova është vendi më i varfër në Evropë pas Ukrainës.

“Sipas World of Statistics, Kosova është vendi me i varfër në Evropë pas Ukrainës e cila tash e dy vjet e gjysmë është në luftë me Rusinë.”

Sipas Bajramit qe katër vite çmimet janë më të larta, punësimi është nepotizëm dhe arsimi është dështim.

-Advertisement-

“S’ka si të jetë ndryshe, sepse që katër vite investimet kapitale si përqindje e buxhetit janë në nivelet me të ulëta në histori, çmimet janë me të lartat, prokurimi publik është negocim mes miqve, punësimi është nepotizëm, arsimi është dështim e menaxhim i krizave të krijuara nga vetë qeveria. Nuk ka asnjë reofrmë fiskale, nuk ka asnjë reformë në ambentin e të bërit biznes, përkundrazi çdo ligj që rregullon çështjet ekonomike që e ke ndryshu qeveria është në kundërshtim me Kushtetutën, repsektivisht me nenin 10 të saj.”

Rangimi i Kosovës sipas Bajramit është rezultat i “dështimit të vazhdueshëm të Qeverisë për të ndërmarrë reforma të rëndësishme ekonomike”.

“Është tepër shqetësuese që Kosova pavarësisht potencialit të saj është një nga vendet më të varfëra në Evropë, e dyta pas Ukrainës së shkatërruar nga lufta. Ky realitet i hidhur është rezultat i drejtpërdrejtë i dështimit të vazhdueshëm të qeverisë për të ndërmarrë reforma të rëndësishme ekonomike dhe për të krijuar një mjedis që nxit rritjen dhe zhvillimin e sektorit privat. Gjendja e sigurisë në vend, mungesa e koordinimit me aletatë sidomos për gjendjen e sigurisë, deklaratat e vazhdushme për krim, korrupsion dhe potencial për luftë nga ana e krerëve të shtetit vetëm dëm i kanë bërë ekonomisë së vendit tonë.”

Më tutje Bajrami ka thënë se gjendja ekonomike në vend po përkeqësohet edhe nga “shkalla alarmante e ikjes së fuqisë punëtore nga vendi”.

“Kosova po humbë pasurinë e saj më të vlefshme – njerëzit e saj, për shkak të mungesës së mundësive dhe humbjes së shpresës për një të ardhme më të mirë. Kjo ikje e fuqisë puntore por edhe “largimi i trurit” jo vetëm që po e dobësojnë ekonominë tonë, por gjithashtu po e privon vendin tonë nga kapitali njerëzor me së i nevojshëm për zhvillim dhe inovacion.”

Ajo ka akuzuar Qeverinë se ka dështuar të realizoj projektet e buxhetuara dhe se është fokusuar në tenderë sekretë.

“Investimet kapitale, të cilat janë esenciale për zhvillimin e infrastrukturës dhe rritjen ekonomike afatgjatë, gjatë këtij mandati kanë qenë gati inekzistente. Qeveria ka dështuar të realizoj proketet e saj të të buxhetuara, e fokusuar në tenderë sekret nuk i ka dhënë fare përparësi realizimit të projekteve të nevojshme që do të krijonin vende pune, përmirësonin shërbimet publike dhe do të rrisnin cilësinë e jetës për të gjithë qytetarët. Në të njëjtën kohë nivelet e korrupsionit janë shqetësuese, me tendera të dhënë pa transparence, pa konkurrencë, duke shkatërruar besimin e qytetarëve dhe bizneseve në institucionet publike dhe duke devijuar fondet që mund të ishin përdorur për të mirën e përbashkët.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera