Lajme

Bajrami ia bën ‘bajat’ ministrit Murati: Sektorit privat ia more taksat dhe i shpërndave si karramele

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 29 March 2024

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit Hekuran Muratit, duke ia hedhur poshtë statistikat lidhur me eksportet e Kosovës e vitit 2023.

Ajo ka shkruar se eksportet e Kosovës të vitit 2023 në krahasim me 2022’ën, janë 6% me të ulëta.

“Minister, po ta kujtoj se eksportet e Kosovës të vitit 2023 janë për 6% me të ulëta 📉 se ato të vitit 2022, për këtë s’po flet a?

-Advertisement-

ADVERTISING

Tutje Bajrami ia ka kujtuar Ministrit Murati edhe sektorin privat, duke thënë se ia ka marrë taksat dhe i ke shpërnda në formë të karrameleve”.

Çka ke bë ministër për sektorin privat që po krenohesh me qarkullimin e tyre, përveç që ju ke marrë taksat dhe i ke shpërnda në formë të karrameleve”.

Postimi i plotë:

Minister, po ta kujtoj se eksportet e Kosovës të vitit 2023 janë për 6% me të ulëta 📉 se ato të vitit 2022, për këtë s’po flet a?

Çka ke bë ministër për sektorin privat që po krenohesh me qarkullimin e tyre, përveç që ju ke marrë taksat dhe i ke shpërnda në formë të karrameleve.

Në mandatin e juaj:

❌Investiemt kapitale të nivelit qendror janë të njëjta me ato të vitit 2017, plus ti ke inflacion 23% në tri vitet e fundit,

❌Bizneseve u është dyfyshu tatimi në pronë,

❌Bizneseve u është rritë çmimi i energjisë,

❌Bizneset për shkak të sanksioneve që ju e keni futë vendin e kanë pasë shumë më vështirë me i mirëmbajtë kontratat me partnerët e tyre jashtë dhe për atë arsye eksporti në vitin 2023 është për 6% me ulët 📉 se ai i vitit 2022.

❌Që dy vjet e ke drejtorin e ATK-së pa mandat, të emruarin e PDK-së në kohën e Bedri Hamzës ministër i financave, çka me të thanë…🤦‍♀️

E sa ju përket atyre që po themi në studio merr leje ndonjë ditë, gjeje guximin e hajde përballemi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera