Lajme

Bajrami i reagon Muratit: Ua demaskuam propagandën për rritjen ekonomike

Autori: Gazeta inFokus 17:29 | 21 September 2024

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili ka thënë se në tremujorin e dytë rritje ekonomike ishte 4.27 për qind.

Bajrami nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shkruar se pushteti aktual është demaskuar dhe se tani po flet me statistika të tre muajve

Pas demaskimit të propagandës për rritjen ekonomike për 2021-2023, krejt çka ju ka mbetë me folë është 3 mujori i parë, 3 mujori i dytë”, ka thënë deputetja e LDK-së.

-Advertisement-

“Qytetarët i dinë çmimet dhe e dinë saktë fuqinë blerëse të pagave të tyre, që kurrë ma të pavlera s’kanë qenë”, ka shkruar ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera