Bajrami i reagon Muratit për “rritjen e cilësisë së jetës”: Me çka ministër, mashtrimet s’kalojnë
Autori: Gazeta inFokus 19:20 | 08 June 2024
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se VV-ja është duke tentuar që të mashtrojë qytetarët se është rritur “cilësia e jetës në Kosovë”. Ajo tha se për gati katër vjet nuk është sjell asnjë investim I huaj Kosovë e as investime kapitale, shkruan Gazeta Express.
Ajo ka përmendur edhe dështimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Partia e propagandës merret me raporte për perceptimin e jetëgjatësisë në kohën kur Kosova vazhdon të tkurret nga ikja e të rinjve. Derisa po tentojnë të mashtrojnë qytetarët se është rritur “cilësia e jetës në Kosovë”, partisë së propagandës po ia kujtoj se për gati katër vjet s’ka sjellë asnjë investim serioz të huaj; s’ka investime kapitale; s’ka rrugë të përfunduara siç i mashtronin qytetarët gjatë fushatës se brenda një viti do të përfundojnë rrugën për Podujevë, për Gjilan, për Mitrovicë etj. Ende është i freskët dështimi i Qeverisë për ta anëtarësuar Republikën e Kosovës në Këshillin e Evropës:, ka thënë Bajrami.
Tutje, ajo tha se ka heshtje dhe miratim nga VV-ja për bisedën e Kusari-Lilës me terroristin Milan Radojciq.
“Ka heshtje dhe miratim nga partia e mashtrimit dhe propagandës për Shefen e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes që koordinohet me Radojçiqin. Duhet rikujtuar se shkaku i kësaj Qeverie, Kosova vazhdon të humbë qindra miliona euro nga sanksionet e BE-së. Partia e propagandës dhe mashtrimeve nuk ia solli asnjë njohje Kosovës për gati katër vjet keqqeverisje. Qeveria po vazhdon që buxhetin ta ‘alokojë’ te dostat përmes tenderëve njëburimor. Në krye të arsimit kemi një shkelëse të Kushtetutës. Kanë mashtruar që kanë premtuar ndërtimin e 160 çerdheve e ende s’i kanë ndërtuar as 10 prej tyre”, deklaroi ajo. /Express/
Të tjera
-
Latifi: Kandidatët për kryeministër të zhvillojnë tri debate publike për ta ditur qytetarët nëse kanë ide apo vetëm retorikë boshe
Analisti Blerim Latifi po kërkon që të organizohen tri debate publike mes kan...
-
Kështu e uron Memli Krasniqi nënën e tij për ditëlindje
Sot është ditë e veçantë për kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin, pasi nëna e...
-
Sveçla: Nuk ka më mbështetje politike për grupet mafioze
3 persona të arrestuar për fajde, 10 persona të arrestuar për narkotikë dhe m...
-
Kurti u thotë mërgimtarëve në Frankfurt se patriotët e punëtorët më të mëdhenj janë në diasporë, jo në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, iu ka thënë mërgimtarëve në Frankfurt gj...
-
Rritje e mëtejshme e ngrohjes globale, në prag të takimit ndërkombëtar mbi klimën
Takimi i nivelit të lartë mbi mjedisin ‘COP29’ do të fillojë të hënën në ...
-
Vlora Çitaku kujton Shote Galicën: Faleminderit që i shkallmove muret e na i hape dyert
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka kujtuar Shote Galicën ...
-
Lutfi Haziri: LDK besë e shpresë për Kosovën
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur tre tubime në tre qytete si parafusha...
-
Krasniqi: Jo vetëm në Kosovë, por gjithandej nëpër mërgatë, Hamza po pritet krahëhapur
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se kandidati për kryeministër i kësaj ...
-
Gjendet 7 vjeçari që humbi në Artanë – ShKShK njofton se fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore
Gjatë ditës së djeshme u raportua se një fëmijë i moshës 7-vjeçare kishte hum...
-
Haradinaj, OVL-së në Deçan: Ju falënderoj që mbajtët gjallë idealin, frymën, kujdesin – sot jemi ballëhapur
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në fjalën e tij të rastit në Kuvendin e Organ...
-
Gazmend Muhaxheri i falë personat që e sulmuan, ndërmjetësues u bë Xhavit Haliti
Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, i ka falur persona që e sulmu...
-
Parashikimi i motit për pesë ditë në Kosovë
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës pesë ditët e ardhshme do të je...