Lajme

Bajrami: I kemi fy praktikantët kur i kemi quajtë ”Qeveri e praktikantëve”, praktikantët megjithatë punojnë diçka

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 29 September 2022

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka risjellur në vëmendje  kohën kur për shkak të pandemisë ishin mbyllur shkollat në tërë vendin.

Tani, sipas saj, në kushte normale, që një muaj nuk mbahet mësim dhe qeveria, MAShT-i nuk marrin asnjë përgjegjësi.

“I kemi fy praktikantët kur ju kemi quajtë ”Qeveri e praktikantëve”, praktikantët megjithatë punojnë diçka”, ka shkruar ndër të tjera Bajrami.

-Advertisement-

Postimi i plotë i saj:

Me 11 mars 2020, me vendim të Qeverisë u mbyllën shkollat në tërë vendin, për shkak të pandemisë COVID-19.

Me 23 mars d.m.th. vetëm pas 12 ditëve, filloj e-mësimi në RTK.

Tani në kushte normale, që një muaj nuk mbahet mësim dhe Qeveria, MASHTI nuk marrin asnjë përgjegjësi.

Për popullistët është më rëndësi që Kurti e ”gjunjëzoj” Jasharajn.

Çka me miliona orë mësimi të humbura për plot 318 mijë fëmijë të këtij vendi?

I kemi fy praktikantët kur ju kemi quajtë ”Qeveri e praktikantëve”, praktikantët megjithatë punojnë diçka.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera