Lajme

Bajrami: Hekuran tregoji Albinit ku i ke marrë paratë për shtesa, se s’po merr vesh në ekonomi

Autori: Gazeta inFokus 20:53 | 10 September 2024

Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili më herët listoi rritjen e shtesave për nënat dhe fëmijët.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami tha se shtesat për fëmijë kanë ardhur si rezultat i tatimeve të larta që prindërit e këtyre fëmijëve kanë paguar, duke paguar çmimet e rritura të gjësendeve.

Bajrami ka thënë se përkundër kësaj, Qeveria nuk ka mbajtur premtimin për ndërtimin e 160 çerdheve të reja, për 4 mijë banesat për çiftet e reja, për 5 shtëpitë për të moshuarit, e kështu me radhë.

-Advertisement-

“Hekuran, mos na trego neve ku i ke marrë paratë për shtesa, tregoi Albinit se ai po shihet që s’po merr veshë në ekonomi fare. Shtesat për fëmijë kanë ardhë nga tatimet me të larta që prindërit e këtyre fëmijëve kanë pagu pasi që çmimet në qeverisjen e juaj janë rritë gati dyfish.

Por, çka me premtimet tjera:

– 160 çerdhe?

– 4 mijë banesa për qiftet e reja?

– 5 shtepi për të moshuarit?

– shportë më të lirë të komnsumit?

– energji më të lirë?

– çka me i bë deficitit tregtar?

– ku janë projektet kapitale?

Çka me krejt dhe drejt” shkroi Bajrami.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera