Lajme

Bajrami: Frikësuese çfarë po ndodh me çmimet, Qeveria jonë s’bën asgjë

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 15 March 2022

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka folur e para në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, të thirrur nga kjo parti politike lidhur me rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore.

Bajrami tha se Qeveria nuk bëri asgjë për ta parandaluar ngritjen e çmimeve apo që ato të mos ndikonin sa po ndikojnë aktualisht në gjendjen financiare të qytetarëve.

“Ju kemi dëgjuar të krekoseni për rritjen ekonomike të vitit 2021. Por nuk mundesh me folë për diçka çka ke fitu, pa tregu çka ke humb”, tha Bajrami.

-Advertisement-

Ajo e quajti “pandemi të dytë” ngritjen e çmimeve.

“Ajo çka po ndodhë me çmimet sot është frikësuese. Qeveria jonë nuk bëri asgjë”, tha Bajrami.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera