Bajrami flet për programin mbështetës për NVM-të
Autori: Gazeta inFokus
13:40 | 12 May 2017
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, mori pjesë në sesionin informues të organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe Projekti “Rritja e konkurueshmërisë dhe promovimi i eksportit (ICEP) projekt ky i financuar nga BE. Këto sesione informuese kanë për qëllim informimin mbi programin mbështetës përmes të cilit projekti ICEP do t’iu ofrojë këshillime profesionale për rritjen e eksportit rreth 30 Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme të Kosovës.
Në fjalën e saj, ministrja Bajrami theksoi angazhimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në fuqizimin e NVM-ve si gjenerues të vendeve të punës dhe rritjes së eksportit. Znj. Bajrami falënderoi Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, të cilët kanë mbështetur në vazhdimësi
Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në projekte të ndryshme që kanë ndikuar në përmirësimin e të gjitha shërbimeve të cilat ofrohen për ndërmarrjet kosovare.
Bajrami theksoi rëndësinë e projektit “Rritja e konkurueshmërisë dhe promovimit të eksportit,” përkatësisht programit për zhvillimin e ndërmarrjeve i cili është ua mundëson ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të vendit marrjen e asistencës dhe këshillave në mënyrë që të rrisin aftësinë konkurruese dhe të eksportit.
Ministrja Bajrami tha se MTI ka mbajtur sesione informuese në disa komuna të Kosovës për t’i informuar të gjitha ndërmarrjet rreth këtij projekti të rëndësishëm.


T� tjera
-
Vuçiq: Unë e familjarët e mi prej vitesh s’mund të hyjmë në Kosovë pa lejen e Kurtit
Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar se prej vitesh nuk ...
-
“Iu bastis banesa dhe iu sekuestruan rreth 7 mijë euro”, krejt çka dihet deri tani për arrestimin e Astrit Haraqisë për drogë
Rreth 7 mijë euro para të gatshme janë sekuestruar gjatë bastisjes së banesës...
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...


































