Bajrami: Buxheti i vitit 2023 nuk parasheh Ligjin e Pagave dhe rritjen e pensioneve

Autori: Gazeta inFokus
09:30 | 02 November 2022
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë se “buxheti për vitin 2023 nuk e parasheh zbatimin e Ligjit të pagave, s’parasheh as rritje pensionesh”.
Ajo ka akuzuar Qeverinë Kurti që nuk po e llogaritë inflacionin që i ka goditur qytetarët, duke mos reflektuar në rritje të pagave.
“Kur Kosova po përballet me inflacion, Qeveria e Kosovës ka propozuar ”buxhetin më të madh në histori”, ku nuk përfshinë rritje të pensioneve. Nuk ka paraparë as kosto për zbatimin e Ligjit të pagave. Pra, nuk ka paraparë rritje pagash, nuk ka paraparë as indeksim të pensioneve dhe pagave për normën e inflacionit”, ka shkruar Bajrami në Facebook.
Ka thënë se inflacioni është 12.7 për qind e që për shportën bazë kalon rritja mbi 50 për qind.
“Më së shumti nga inflacioni po preken familjet pa të ardhura dhe ato me të ardhura të ulëta”, ka thënë ajo.
“Në gjithë këtë situatë, Qeveria s’ka asnjë plan. Ndoshta, kjo Qeveri ka plan të ikë sepse deri më tash s’po shohim as hapa minimal për t’u përballur me këtë situatë të rënduar”.
“Partia në pushtet dhe komplet Qeveria janë kurthuar në temën e targave. Kanë shndërruar dialogun me Serbinë në temë qendrore. Konfrontimin me SHBA-në dhe BE-në e kanë bërë përditshmëri. Dhe, s’kanë asnjë zgjidhje për ekonomi, s’kanë zgjidhje për arsim, s’kanë zgjidhje as për shëndetësi.
Ndoshta, partia në pushtet dhe komplet Qeveria po punojnë në video propaganduese se si “Kosova po bëhet si Kroacia”, ka deklaruar Bajrami.

Të tjera
-
Beogradi pretendon se Kosova ka dëbuar edhe një polic serb
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pretendoi se autoritetet e Kosovës e k...
-
“Rrini në hije nga ora 10:00-17:00”, IKShPK-ja jep disa këshilla për qytetarët
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka ndarë këshilla dhe re...
-
Netanyahu falënderon Trumpin për mbështetjen ndaj Izraelit
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka falënderuar Presidentin e ShBA-s...
-
Vjosa Osmani në fund të mandatit, me gjasa “të vogla” për t’u rizgjedhur presidente, sipas Gashit
Ngërçi politik në Kuvend e ka zhvendosur më larg çështjen e Presidentit, e ci...
-
Rubio: Irani është “shumë më larg” nga një armë bërthamore pas sulmeve amerikane
Irani ka “më pak kapacitet” për të prodhuar me shpejtësi një armë bërthamore ...
-
Beogradi pretendon se Kosova ka dëbuar edhe një polic serb
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pretendoi se autoritetet e Kosovës e k...
-
Kuvendi i KMShK-së mori vendim për 18 ankesa
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) në mbledhjen e rregullt ka ...
-
Gjykata ndalon vazhdimin e punimeve në “Xhorxh Bush”, refuzohet kërkesa e Komunës së Prishtinës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar padi/kërkesën e Komunës së Prishti...
-
NATO merr një vendim tranformues
Udhëheqësit e NATO-s kanë miratuar të mërkurën një rritje të madhe të shpenzi...
-
Masa e paraburgimit iu zëvendësohet me arrest shtëpiak avokatit, zyrtarit të gjykatës dhe qytetarit të dyshuar për ushtrim ndikimi
Gjykata Themelore në Gjilan ua ka zëvendësuar masën e paraburgimit me arrest ...
-
Temperaturat mbi 30 gradë, gjatë fundjavës priten reshje lokale të shiut
Nesër dhe të premten moti do të jetë shumë i nxehtë. Temperatura e ditës kudo...
-
Kosova thotë se ka evakuuar disa qytetarë të saj nga Izraeli, 13 vazhdojnë të qëndrojnë, s’deshën të kthehen
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se bashkë me ambasadën e...