Lajme

Bajrami analizon punën e Ministrisë së Financave në 2024: Dobët, shumë dobët!

Autori: Gazeta inFokus 15:35 | 06 May 2024

Deputetja nga LDK-ja, Hykmete Bajrami ka kritikuar Qeverinë Kuri 2, duke i numëruar sektorët ku sipas saj ka përformuar shumë dobët.

Bajrami ka thënë se ndër të tjera janë 128 milionë euro më pak investime kapitale, shkruan Gazeta INFOKUS.

Ky është postimi i plotë:

-Advertisement-

Dobët shumë dobët

128 milionë euro më pak investime kapitale,

59 milionë euro më pak mallra dhe shërbime,

77 milionë euro më pak subvencione dhe transfere dhe

14 milionë euro MË SHUMË në paga dhe shtesa,

Kjo është përformanca e Qeverisë Kurti II, në tremujorin e parë të vitit te katërt të Qeverisë së “shpresës”.

Ministria e Financave paska publikuar raportin financiar të shpenzimeve të buxhetit, për tremujorin e parë të këtij viti. Të dhënat e konfirmojnë edhe njëherë përformacën shumë të dobët të kësaj Qeverie, për me tepër këto të dhëna konfirmojnë se qeveritarëve përpos për paga të veta, për asgjë tjetër nuk ku bëhet vonë.

INVESTIME KAPITALE – projekte inftastrukturore keto në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve: Nga 859 milionë euro sa janë të planifikuara për investime kapitale për vitin 2024, deri me 31 mars janë investuar vetëm 87 milionë euro ose vetëm 10%, thënë me qartë 128 milionë euro me pak se planifikimi.

MALLRA DHE SHËRBIME – barna esenciale, mjete për spitale, mjete pune dhe pajisje për polici, ushtri, qerdhe, spitale, shtepi për të moshuarit, strehimore, ushqim në institucione publike, materiale shpenzuese për mbarëvajtjen e punëve në institucione publike etj: Nga 519 milionë euro të planifikuara për mallra e shërbime për vitin 2024, deri me 31 mars janë shpenzuar vetëm 70 milionë euro ose vetëm 14%, thënë me qartë 59 milionë euro më pak mallra dhe shërbime për qytetarët dhe bizneset.

SUBVENCIONE DHE TRANSFERE: Pensione për kategori të ndryshme shoqërore dhe subvencione për bujqësi, biznese, art, kulturë dhe sport: nga 1 miliardë e 105 milionë euro sa janë të planifikuara për subvencione dhe transfere për vitin 2024, deri me 31 mars janë dhënë 188 milionë euro apo vetëm 17%, thënë me qartë 77 milionë euro më pak.

PAGA DHE MEDITJE: Pagat e rritura të ministrave dhe kabineteve të tyre, pagat e të gjithë zyrtarëve publik, meditjet dhe shtesat për “përformancën e treguar” etj: Nga 805 milionë euro të planifikuara për paga dhe meditje për vitin 2024, deri me 31 mars janë shpenzu 216 milionë euro ose 27% ose thënë me ndryshe 14 milionë euro më shumë, nuk është gabim janë 14 milionë euro më shumë se planifikimi sepse këtu nuk janë në pyetje qytetarët por janë pushtetarët.

Mos të harrojmë se në kuadër të këtyre shpenzimeve të Qeverise sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik dhe Institutit INPO janë 108 kontrata në vlerë prej 30 milionë euro tendera që për bazë kanë korrupcionin – “tendra të negociara pa publikim të njoftimit për kontratë”.

Ja humbet Kosovës 4 vjet!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera