Lajme

Bajram Gecaj: Ramushi e Thaçi, e kanë humbur udhën në livadh

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 06 March 2019

Ish-zëvendësministri në qeverinë Mustafa, Bajram Gecaj, tha se me lëvizjet e fundit politike, tregojnë për një luhatje të kryetarit të qeverisë Ramush Haradinaj dhe presidentit të vendit Hashim Thaçi, dhe siç shprehet ai, këta të fundit e kanë humbur udhën në “livadh”.

Për inFokus, Gecaj, theksoi se është hera e parë që ky dikaster, ka detyruar aleatin më të madh të shtetit të Kosovës, SHBA’të të ndërmarrin sanksione kundër shtetit, që siq shprehet ai, e krijuan vet ata.

” Qeveria e Kosovës por edhe Zyra e Presidentit duket se e kanë humbur udhën në livadh të vetin. Për herë të parë kanë detyruar mikun dhe aleatin tonë kryesor, ShBA’në, të ndërmarrin sanksione kundër shtetit i cili nuk do të krijohej pa ndihmën e tyre. Koalicioni PAN dhe kumbara i tyre Hashim Thaçi, na kanë fut në këtë situatë tej mase të pavolitshme për vendin dhe qytetarët por dua të besoj se nuk është ende i pariparueshëm”, tha Gecaj.

-Advertisement-

Ai shtoi se qytetarët duhet të jenë të vëmendshëm në rast të zgjedhjeve të përgjithshme.

” Edhe qytetarët duhet të reflektojnë e mos të votojnë njerëz të tillë në të ardhmën, pa marrë parasysh interesin personal i cili mund t’i lidh me individë të tillë”,

Gecaj, shtoi se interesi i Kosovës është më i madh se secili nga ne, por miqësia me Amerikën, e tejkalon secilin nga ne.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera