Lajme

Bajraliu nga burgu: Nga këtu do të dal horizontalisht, nuk mërzitem çka thonë popujt që rrethojnë trojet tona

Autori: Gazeta inFokus 20:24 | 19 November 2021

Naser Bajraliu, apo siç njihet me nofkën “Bekë Bajra” i dënuar në rastin “Kumanova” në emisionin Frontal të T7, ka thënë se nga burgu ku është do të dalë horizontalisht, kjo sepse është dënuar me burgim të përjetshëm. E në mes tjerash, Baraliu foli për deputeten e PDK-së, Blerta Deliun.

“Sipas tyre (gjykatave në Maqedoni) unë nga burgu do të dal horizontalisht. Unë jam dënuar me burgim të përjetshëm. Por, unë nuk mërzitem çka thonë popujt që i rrethojnë trojet tona sepse për ta edhe gjyshja ime 92 vjeç është terroriste. Asnjë shqiptar s’guxon me thanë këtë fjalë (terrorist), e aq më pak Blerta Deliu, qaq shumë kam respekt për familjen e Blertës, për Blertën dhe për Drenicën, Blerta me thanë këtë fjalë është keq. Ndoshta e ka thënë në afekt, por është gabim në hapa, s’ka nevojë këtë me thanë…”, është shprehur Bajraliu.

Kritika të ashpra Baraliu pati për deputetët shqiptarë atje ku tha se janë 33 sosh dhe kurrë bashkë nuk bëhen.

-Advertisement-

“33 deputetë këtu kurrë bashkë nuk bëhen, në shtetin që është i formuar në territor të huaj dhe funksionon si i tillë. Ja tash duhet me i bo këto punë, ja kurrë hiç. Ky vend ja do të bëhet qysh themi ne shqiptarët, ja do të kallet krejt”, është shprehur Bajraliu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera