Lajme

Bajqinovci thotë se në Ministri të Shëndetësisë punojnë njerëz të afërt me PDK e LDK

Autori: Gazeta inFokus 22:12 | 13 July 2020

Senca e sotme e Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk kaloj pa zhurma, ani pse ajo iu kushtu pandemisë COVID-19 ku edhe u raportua nga ana e kryeministrit Hoti dhe ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj rreth vendimeve të qeverisë për parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

Si gjithmonë zërat kritik të VV-së nuk munguan. Ishte deputeti, Mefail Bajqinovci, ai i cili në replikën e tij, ia përmendi LDK-së dhe PDK-së për punësimet dhe keqpërdorimet në shëndetësi gjatë këtyre 20 viteve të fundit

“Po dëgjoj që po akuzohet për keqpërdorime VV gjatë 4 mujave të mandatit të zotit Kurti. Unë vetëm dua të them diçka se Drejtori i Prokurimit në Ministri të Shëndetësisë është anëtar i Kryesisë së PDK-së në Llap, Ismet Hyseni.

Pra, nëse i ke dërgu në Prokurori, duhet të shkojë anëtari i kryesisë në burg.

E dyta, kur flasin PDK e LDK për shëndetësi, nëse është dikush që e ka keqpërdor dhe e kanë vjedhë MSH-në, këto 20 vite janë këto dy parti, shembujt janë konkret.

Keni pas dy sekretarë të arrestuar, njëri i LDK-së, tjetri i PDK-së. PDK ka ende një sekretar për

MSH dhe sot është e kapur nga PDK. Zemaj e largoj sekretarin e PDK-së, për të future njerëz të vet në këtë ministri.

Kur flasim për keqpërdorimet, për shendetësi, dua t’ua përmend pak disa. Përveç drejtorit të prokurimit, keni pas edhe drejtorë të tjerë. Ju e dini që drejtor të prokurimit në QKUK e keni pas njeriun që sot është në Agjencinë për Verifikim të Pronës, ju e dini për kënd e kam fjalën.

Drejtor i Administratës në MSH është familjar i një funksionari të lartë të LDK-së dhe shef i Kabintetit të Ministrit të Brendshëm. Drejtori i Departamentit të Zhvillimit Strategjik është anëtar i strukturave të Degës së PDK-së në Prishtinë. Udhëheqësi i Njësisë së Brendshme të Auditimit në MSH është vëllai i kandidatit për deputet të PDK-së në zgjedhjet e fundit”, tha ndër të tjera deputeti Bajqinovci.

Të tjera