Lajme

Bajqinovci publikon profilin e Gjuriqit: Askush si Qeveria Kurti s’ka qenë e vendosur ta luftojë krimin

Autori: Gazeta inFokus 12:04 | 06 November 2022

Deputeti i Lëvizjes VetëVendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se profili i drejtorit të suspenduar të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Nenad Gjuriq, që ka të kaluar kriminale, është bërë shkas i bojkotit të institucioneve të vendit nga Lista Serbe.

Sipas tij, ky bojkot nuk është gjë tjetër përpos përpjekje e Beogradit për të strehuar krimin, për të refuzuar ligjin dhe për ta luftuar shtetin tonë nga brenda.

“E për ta konfirmuar këtë, po raportohet që i njëjti pritet të nderohet nga Vuçiqi. Asnjë Qeveri e Republikës së Kosovës nuk marrë vendime kundër qytetarëve të komunitetit serb, po asnjë qeveri si Qeveria Kurti nuk ka qenë e vendosur për sundim të ligjit dhe respektim të kushtetuetshmërisë”, shkroi ai në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
-Advertisement-

Të tjera