Lajme

Bajqinovci për qeveritë e kaluara: Rreth 1 miliard euro harxhuan për blerjen e rrymës

Autori: Gazeta inFokus 18:39 | 09 October 2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka kritikuar qeveritë e kaluara se kanë keqpërdorur paratë e shtetit në sektorin e energjisë.

Bajqinovci ka theksuar se 1 miliardë euro të cilat sipas tij do të duhesh të përdoren për t’i forcuar kapacitet e Kosovës në sektorin e nergjisisë elektrike.

Deputeti i VV-së tha se me 1 miliardë euro mund të ndërtohej një termocentral i ri në Kosovë.

-Advertisement-

Postimi i plotë i tij:

Në Komisionin hetimor për energji, Ethem Çeku dëshmoi se Kosova ka blerë mbi 900 milionë euro energji, që nga paslufta deri më sot. Pra, rreth 1 miliardë euro.

Në vend se këto para të përdoreshin për t’i forcuar kapacitetet tona, ish-pushtetet lidhnin kontrata nga të cilat paratë i çonin jashtë.

Me 1 miliardë euro do ndërtohej një termocentral i ri e jo sot të ballafaqohemi me problemin e energjisë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera