Lajme

Bajqinovci: PDK-ja e ka ndryshuar lokacionin e stadiumit në vitin 2017 si karrem për vota

Autori: Gazeta inFokus 17:37 | 20 November 2019

Mefail Bajqinovci, deputeti i zgjedhur nga rradhët e VV-së ka reaguar ndaj deklaratës së Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit për lokacionin ku do të ndërtohet stadiumi kombëtar.

Ai tha se MKRS-ja nuk po e tregon të vërtetën për lokacionin e stadiumit.

Sipas tij PDK-ja në vitin 2017 e bëri ndërrimin e lokacionit të këtij projekti nga Prishtina në Drenas si karrem për vota.

-Advertisement-

Sipas tij shpronësimet në Bërnicë janë pallavra sepse pjesa që do të shpronësohej ishte e vogël./Gazeta inFokus/

Ky është reagimi i tij i plotë:

Ministria e Kultures, Rinisë dhe Sportit, nuk po e thotë të vërteten rreth Stadiumit.

Qeveria në 2017, ka marrë vendim politik dhe elektoral në prag të Zgjedhjeve Lokale 2017, për shkak të frikës së humbjes në Drenas të PDK’së ajo kishte kthyer përdorimin e Stadiumit si karrem për vota, duke e ndërruar lokacionin nga Prishtina në Drenas.

Shpronësimet që përmenden si arsyetim në Bërnicë, janë pallavra sepse masa që do të shpronësohej ishte minimale sepse pjesa dërrmuese e tokës, ishte publike.

Koncepti i tërësishëm i projektit, është shkatërruar nga Vendimi i Qeverisë në 2017 duke prolonguar ndërtimin e stadiumit.

MKRS thotë se projekti i zhvendosur në Drenas, pas zhvendosjes, i është bërë fizibiliteti. Siç duket udhëheqja e MKRS, as nuk e kupton fjalën fizibilitet. Si mundet që njëherë të përcaktosh lokacion pa analizë, e më pas të zhvillosh fizibilitet pra analizë të faktorëve? Kjo është hajgare.

Stadiumi ishte pjesë esenciale e një projekti madhor siç është kompleksi i Qendrës Nacionale për Sport që planifikohej të ndërtohej në Bërrnicë. Tani i tërë funksioni, koncepti dhe qëndrueshmëria e një projekti kaq madhor ndikohet negativisht sepse Qendea Nacionale Sportive, ku do të ndërtohej Stadiumi, Palestra me 4000 ulëse, qendrat stervitore, Pishina Olimpike, fushat e tenisit etj, i është hequr Stadiumi si pjesë themelore e projektit. Pra, e keni shkatërru projektin, e keni vonu ndërtimin e Stadiumit vetëm pse ju gjithmonë me projektet madhore të këtij vendi, keni bërë biznes financiar dhe politik (për vota).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera