Lajme

Bajqinovci: Marrëveshja për presidentin duhet të arrihet pas formimit të Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 16 December 2019

Mefail Bajqinovci deputet nga radhët e VV-së ka thënë se marrëveshja politike mes tyre dhe LDK-së ka filluar tashmë e dy vite.

Sipas tij kjo ka ndodhur për shkak të keq qeverisjes së deri tashme, shkruan gazeta inFokus.

Bajqinovci tha se primare këto dy parti e kanë ç ‘kapjen e shtetit.

-Advertisement-

“Duhet të kemi parasysh që marrëveshja politike ndërmjet LVV dhe LDK, është ndërtuar në dy vite opozitarizëm aktiv, ndaj një qeverisje të tmerrshme me të cilën është përballur vendi. Marrëveshja jonë, gurin themeltar e ka rivendosjen e rendit dhe ligjit, ma shqip i bjen çkapjen e shtetit. Çdo bisedë për ndarjen e përgjegjësive shtetërorë, duhet të fillojë nga ky parim. Presidenca aktuale është një nga institucionet më të dedikuara në deformimin e sistemit të drejtësisë dhe të sigurisë. Ne duhet të tregojmë kujdes që të mos i qasemi konceptimit të rolit të presidentit në mënyrën e njëjtë sikurse koalicionet e kaluara” shkruan ai.

Ai gjithashtu tha se marrëveshja për presidentin duhet të arrihet pas formimit të Qeverisë dhe jo tani para formimit.

“Marrëveshja për Presidentin duhet të sigurojë parime e kritere për profilin dhe vlerat që duhet t’i ketë presidenti i ri. Kjo marrëveshje duhet të arrihet tek pas formimit të qeverisë. Këto vlera, nuk mund të vihen në kundërshtim me atë për të cilën jemi marrë vesh: ribërjen e shtetit ligjor dhe çkapjen e shtetit”, shkruan Bajqinovci./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera