Lajme

Bajqinovci: Kurti sot mbrojti interesat e vendit, e mbrojti edhe BE-në, e cila hoqi dorë nga propozimet e veta

Autori: Gazeta inFokus 20:21 | 21 November 2022

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mefail Bajqinovci ka thënë se Albin Kurti ka mbrojtur sot interesat e vendit. Madje ai ka thënë se ka mbrojtur edhe BE-në, e cila për fat të keq, sipas tij, hoqi dorë nga propozimet e veta.

“Kur Kosova propozoi që të trajtohet me urgjencë propozimi i ashtuquajtur Franko-Gjerman (evropian) e që po mbështetet nga të gjitha fuqitë perëndimore, pas refuzimit të Serbisë, mungoi vendosshmëria e BE-së”, ka shkruar Bajqinovci.

Postimi i tij i plotë:

-Advertisement-

Oferta e BE-së paska qenë që detyrimet që Serbia ka nga marrëveshjet që i ka nënshkruar vetë t’ia numërojë si kompromise, ndërkaq Kosova të heq dorë nga zbatimi i vendimeve që dalin nga po të njëjtat marrëveshje. Njërës palë, Serbisë po i kërkohet që të respektohen marrëveshjet. Tjetrës palë, Kosovës po i kërkohet që të heq dorë nga respektimi i po të njëjtave.

Kur Kosova propozoi që të trajtohet me urgjencë propozimi i ashtuquajtur Franko-Gjerman (evropian) e që po mbështetet nga të gjitha fuqitë perëndimore, pas refuzimit të Serbisë, mungoi vendosshmëria e BE-së.

Albin Kurti sot përpos që mbrojti interesat e vendit, e mbrojti edhe BE-në, e cila për fat të keq hoqi dorë nga propozimet e veta.

Pritni tash deklaratat që po prishemi me BE-në, kur në fakt ne po insistojmë në mbrojtje të propozimeve të tyre!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera