Lajme

Bajqinovci: Jam lindur e rritur në Prishtinë dhe nuk e mbaj në mend këtë bllokadë të rrugëve

Autori: Gazeta inFokus 17:48 | 23 April 2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar për krijimin e kolonave të mëdha në Prishtinë, për shkak të testimit të qarkores njëdrejtimshme.

Ai tha se nuk e mban mend që ndonjëherë është bërë kjo bllokadë e rrugëve gjatë vikendeve në Prishtinë.

Postimi:

Kolona të gjata sot janë krijuar në rrugët e kryeqytetit për shkak të testimit të qarkores njëdrejtimshme nga komuna e Prishtinës.

Gjatë ditëve të punës kur në Prishtinë qarkullojnë vetura nga komunat tjera do të kollapson komplet trafiku.

Jam lindur e rritur në Prishtinë dhe nuk e mbaj në mend këtë bllokadë të rrugëve gjatë vikendeve në kryeqytet.

Të tjera