Lajme

Bajqinovci i reagon Stanos: Qasje e pabarabartë e BE-së, asnjë masë ndaj Serbisë që bllokon kufijtë me banditë

Autori: Gazeta inFokus 20:32 | 09 September 2024

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, lidhur me barrikadat nga serbët në kufi me Kosovën

në Facebook, ka thënë se BE-ja krejt çka thotë për bllokimin e kufijtë nga banditë të maskuar nga Serbia është se ka qenë i paligjshëm.

Ai ka shtuar se kështu i ka quajtur edhe mbylljen e strukturave ilegale serbe në Kosovë nga Policia, derisa Kosovën BE e kërcënonte me masa të reja.

-Advertisement-

Bajqinovci ka thënë se kjo është qasje e pabarabartë.

Postimi i tij i plotë:

Serbia bllokon kufijtë me bandita të maskuar me lejen e shtetit, ndërsa BE-ja krejt çka thotë është se bllokimi na paska qenë i paligjshme. Nuk ka asnjë konsekuencë për palën serbe. Mbyll kufijtë, sulmon me paramilitarë-terroristë një shtet tjetër dhe masat mungojnë.

Të jashtëligjshme janë edhe strukturat ilegale serbe në Kosovë, por kur Policia i mbylli ato, BE-ja e kërcënonte Kosovën me masat të reja. Kjo haptazi është qasje e pabarabartë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera