Lajme

Bajqinovci i reagon Çitakut: Kur loboje për shkëmbim territoresh, e kujt ishte Kosova atëherë?

Autori: Gazeta inFokus 22:00 | 30 October 2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci i është kundërpërgjigjur nënkryetares së PDK’së, Vlora Çitaku, pasi kjo e fundit tha se ‘Kosova nuk është e Albin Kurtit, është shtëpia jonë e përbashkët’.

Bajqinovci e pyeti Çitakun se ku i kishte këto bindje kur lobonte për projektin e shkëmbimit territorial.

“Kosova tha nuk është e Kurtit, është shtëpia jonë e përbashkët, tha. Mirë, po ku i kishte këto bindje kur lobonte për projektin e shkëmbimit territorial. Po atëherë e kujt ishte Kosova?!”, shkroi Bajqinovci në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera