Lajme

Bajqinovci hedh dyshime se LDK-ja i shfrytëzoi kërcënimet për “lojë politike”

Autori: Gazeta inFokus 17:43 | 28 January 2023

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka hedhur dyshime mbi deklarimet e disa ditëve më parë se deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me në krye kryetarin e saj, Lumir Abdixhiku janë kërcënuar me vrasje.

Bajqinovci ka thënë se heshtja që pasoi raportimet “kristalizon dyshimin për lojë të ulët politike”.

“Nuk ofruan transparencë. Nuk po e ofrojnë as tani, duke e kristalizuar kështu edhe dyshimin për lojë të ulët politike, por edhe dëshmi e nevojës së përdorimit të ‘vetëviktimizimit’ si mjet politik për të kompensuar brishtësinë e lidershipit e shfaqur progresivisht muajve të fundit”, shkruan ndër të tjera Bajqinovci.

-Advertisement-

Postimi i tij i plotë:

LDK-ja nuk na tha më asgjë për ‘atentatin’!

Kosova ka nevojë për një mjedis të shëndosh demokratik, ku partitë i ballafaqojnë idetë, ekipet dhe liderët e tyre politik duke u mundu me ju ofru qytetarëve përfaqësim sa më të mirë politik.
Javë më parë, LDK na e solli në publik një lajm për atentat ndaj kryetarit dhe zyrtarëve tjerë aty, që padyshim merr vëmendje për shkak të ndjeshmërisë së natyres së këtyre zhvillimeve.

Përcepsioni mund të jetë i lidhur edhe me projeksione politike për kuota më të larta në tregun politik përmes shkollës ballkanike politike të ‘vetëviktimizimit’, por për të qenë korrekt me faktet, ne kërkuam nga policia dhe nga vet LDK-ja të njoftojë opinionin me zhvillimet e reja rreth kësaj teme.

Nuk ofruan transparencë. Nuk po e ofrojnë as tani, duke e kristalizuar kështu edhe dyshimin për lojë të ulët politike, por edhe dëshmi e nevojës së përdorimit të ‘vetëviktimizimit’ si mjet politik për të kompensuar brishtësinë e lidershipit e shfaqur progresivisht muajve të fundit.
Flisni të nderuar. Ne po u presim. Duam të ju dëgjojmë çfarë keni për të thënë për këtë. A doni me i shku Albin Kurtit tek shtëpia?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FIFA Club World Cup ekskluzivisht vjen për herë të parë në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera