Lajme

Bajqinovci: Dialogu i viteve më parë kishte projekt ndarjen e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 21:21 | 18 August 2022

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar personat që thonë se Kurti po degradon dialogun politik, duke e bërë atë teknik.

Sipas Bajqinovcit, dialogu politik i para disa viteve kishte në qendër projektin e ndarjes së Kosovës dhe të amnistimit të krimeve të luftës.

Ndërkohë, dialogu i sotëm, pohon Bajqinovci, në qendër ka njohjen reciproke.

-Advertisement-

“Kur thonë që kemi degraduar nga dialogu politik në dialog teknik, vetëm ta kemi parasysh që dialogu politik që kishim para disa viteve në qendër kishte projektin e ndarjes së Kosovës dhe amnistimin e krimeve të luftës. Ndërkaq sot po flasim për nevojën e padiskutueshme për njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes dhe respektimin e parimit të reciprocitetit. Në fakt, largimi nga këto dy të fundit do të ishte degradim” ka shkruar Bajqinovci në facebookun e tij zyrtar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera