Lajme

Bajqinovci: ATK nuk po i fsikalizon por po i dënon kompanitë e Taksive

Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 27 January 2021

Kandidati për deputet nga radhët e VV’së, Mefail Bajqinovci ka thënë se ATK nuk po i fiskalizon por po i denon kompanitë e taksive në Kosovë, shkruan Gazeta inFokus.

“Kompanitë e Taksive në Kosovë kërkojnë fiskalizimin e bizneseve, ndërsa ATK-ja nuk i fiskalizon por i dënon”, ka shkruar ai.

Bajqinovci, ka thënë se ATK dënon kompanitë e taksive për arka fiskale por kompanitë e licencuara nuk po i shesin.

-Advertisement-

“Kompanitë e licencuara për arka Fiskale nuk shesin arka/printer fiskal që është adekuat për këtë lëmi. Në anën tjetër ATK-ja i dënon kompanitë e taksive për mospajisje me arka fiskale” ka deklaruar ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera