Lajme

Bajqinovci: Abdixhiku kopje e dobët e Kurtit, le ta marrin Manxhukën që të bëhen më origjinal

Autori: Gazeta inFokus 19:43 | 19 October 2022

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci e quajti kryetarin e LDK’së, Lumir Abdixhikun kopje të keqe të shefit të tij, Albin Kurtit.

Por që kopja e Kurtit të jetë më origjinale, Bajqinovci propozon që LDK ta marrë për dy muaj zëdhënësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuken.

“LDK publikoi një video për çmime të produkteve që ishte një kopje e keqe e videove tona. Edhe kryetarin e kanë kopje shumë të dobët të Albinit. Unë madje ju them se mund ta marrin Arlind Manxhukën për nja dy muaj që të jenë më origjinal. Janë shumë të dobët në ato kopjime”, tha ai në RTV Dukagjini.

-Advertisement-

Ai thotë se LDK jep shumë shifra por nuk tregon precizitet se ku mund ta gjejnë buxhetin.

Tutje, Bajqinovci tha se për të bërë video kundër Vetëvendosjes duhet pasur fakte e që sipas tij nuk mund të gjejnë.

“Duhet të vjedhësh për të paraqitur dikë si hajn. Ata nuk mund të në shfaqin neve të tillë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet

Të tjera