Lajme

Bahtiri suspendoi shërbyesin civil që u arrestua nga Policia

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 03 August 2018

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka mbajtur një takim me të gjithë shërbyesit civilë të administratës komunalë, në të cilin ishin të pranishëm edhe drejtorët e drejtorive komunale.

Ai i ka njoftuar të pranishmit se e ka suspenduar një shërbyes civilë në shërbimin e ofiqarisë, për shkak se është arrestuar nga policia e Kosovës, si i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, përkatësisht shkelje të dispozitave ligjore.

Duke qenë se shkelja e supozuar e shërbyesit të arrestuar nga policia, paraqet shkelje të rëndë të detyrave të punës, suspendimi i shërbyesit civilë të administratës komunale do të zgjatë deri atëherë kur organet e hetuesisë dhe drejtësisë të thonë fjalën e tyre përfundimtare.

-Advertisement-

“Në administratën komunale të Mitrovicës nuk mund të ketë vend për shërbyes civilë të pandërgjegjshëm, shërbyes civilë që shkelin ligjin dhe normat e punës, shërbyes civilë që nuk e respektojnë qytetarin. Administrata është për qytetarë dhe ët gjithë shërbyesit civilë janë në shërbim të qytetarëve. Ndaj të gjithë atyre që nuk janë të përkushtuar për punë dhe që nuk e respektojnë ligjin dhe qytetarin do të ndërmerren masa disiplinore. Nuk do të lejoj në asnjë mënyrë që në administratën komunale të ketë papunësi, avashllëk, anarki, mungesa nga puna dhe dukuri të tjera negative”, ju tha shërbyesve civilë dhe drejtorëve të drejtorive komunale, kryetari Bahtiri.

Edhe në këtë takim kryetari Bahtiri tërhoqi vërejtjen se shërbimet andaj qytetarëve duhet të jenë efikase, transparente dhe profesionale, duke shtuar njëkohësisht se nuk do të ketë kurrfarë mëshire për ata që abuzojnë me besimin që u është dhënë për të qenë në shërbim të qytetarëve.

“Unë jam i vetëdijshëm për pagat  e ulëta që i kanë shërbyesit civilë, jo vetëm në Mitrovicë por në gjithë Kosovën, por kjo nuk do të thotë se ata duhet të marrin mito apo të korruptohen për punën që bëjnë dhe për të cilën paguhen. As edhe një cent të vetëm nuk guxon të kërkohet nga qytetari për shërbimin që komuna duhet t’ia kryej. Ndaj të gjithë atyre që nuk ju përmbahen rregullave të punës do të merren masa rigoroze ndëshkimi”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri në takim me shërbyesit civilë të administratës komunale në Mitrovicë./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera