Lajme

Bahtiri: Shihemi në zgjedhjet e reja, secilit do të ia tregojmë vendin

Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 26 March 2020

Kryetari i Mitrovicës së Jugut Agim Bahtiri, ka reaguar pas rrëzimit të Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Bahtiri pati një porosi për partitë e tjera.

“Shihemi në zgjedhjet e reja, të cilat do t’ia tregojnë vendin secilit “.

-Advertisement-

Ai tha se askush nuk mund ta marr mandatin e popullit dhe se ata që u bashkuan me PAN-in do të turpërohen.

“Mandatin e popullit nuk mundet t’ia merr askush, ndërsa ata që bashkuan me PAN-in do të turpërohen për veprimin e tyre në këtë kohë të emergjencës shëndetësore, kur Kosova dhe gjithë bota po luftojnë me koronavirusin COVID-19 “.

Kreu i Mitrovicës falënderoi Vjosa Osmanin dhe dy deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që nuk votuan pro mocionit.

“Falenderime dhe respekt për znj. Vjosa Osmani dhe dy deputetët tjerë të LDK-së, që i qendruan besnik mandatit të marrë nga qytetarët në zgjedhjet e 6 tetorit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera