Lajme

Bahtiri: Së bashku do të mund ta ndalim Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 21 December 2018

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, është duke mbajtur një tryezë të përbashkët me qytetarë me ç’rast do të iniciohen procedurat e peticionit për bashkimin e qytetit.

Bahtiri para qytetarëve në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” ka thënë se vendimet e mëdha i merr gjithmonë në bashkëpunim me qytetarë.

Ai ka thënë se serbët kanë tentuar edhe të lëvizin kufijtë administrativë por, sipas Bahtirit, ai nuk e ka lejuar të ndodhë kjo gjë, transmeton Gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Ju e dini se të gjitha vendimet e mëdha asnjëherë nuk i kam marrë vet por gjithmonë bashkë me ju. Serbët të paepur, përveç vrasjeve, tentuan që të lëvizin kufijtë administrativë e t’i vendosin mbi lumin Ibër. Dhe këtë nuk e kam lejuar dhe nuk do ta lejoj”, ka thënë Bahtiri.

Bahtiri ka deklaruar po ashtu se serbët kishin synim që Mitrovica e Veriut të ishte etnikisht e pastër.

“Serbët që u zgjodhën në vitin 2013 për të qeverisë Mitrovciën e Veriut dhe 10 komunat e tyre, trupin e kishin në Kosovë por kokën në Beograd. Plani i tyre ishte që ajo pjesë e Mitrovicës së Veriut të jetë etnikisht e paste. Me gjithë përpjekjet që i kam bërë duke i falënderuar edhe ndërkombëtarët, përsëri nuk është arritur ai nivel që është dashur të jetë”, deklaroi ai.

Bahtiri, më tej, ka thënë se duam që shqiptarët të kthehen në pronat dhe pasuritë e tyre. A ka më të vështirë se një familje të qëndrojë refugjat në qytetin e vet, ta shohë pronën e vet, shtëpinë e vet të rrënuar dhe të mos mund të bëjë asgjë.

I pari i Mitrovicës së Jugut ka thënë se ai gjithmonë ka punuar për një Mitrovicë të bashkuar.

“Përpjekjet e mia për bashkim të qytetit kanë qenë të pareshtura”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera