Lajme

Bahtiri priti në takim këshillin protestues të ndërmarrjes “Trepça”

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 12 May 2021

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka pritur sot në takim këshillin protestues si dhe Rafet Ibishin, ushtrues i detyrës së kryeshefit të ndërmmarjes “Trepça”.

Në këtë takim është diskutuar për pakënaqësitë e protestuesve lidhur me procesin e fundit të punësimit në kombinatin “Trepça”, duke kërkuar sistemimin e tyre në punë.

Këshilli protestues kërkuan nga kryetari Bahtiri mbështetje në adresimin e kërkesë së tyre në instancat më të larta duke theksuar se ekziston përkrahja nga menaxhmenti aktual i kombinatit “Trepça”, dhe nga Sindikata e punëtorëve të kombinatit “Trepça”, por emëruesi i përbashkët i zgjedhjes së problemit është vullneti i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kryetari Bahtiri ka ofruar mbështetjen e tij, duke theksuar që në kuadër të mundësive dhe kompetencave të tij si kryetar i komunës do të angazhohet që këtë kërkesë ta delegoj tek institucionet kompetente.

Të tjera