Lajme

Bahtiri pas tubimit të sotëm në Gushavc: Nuk duam asociacion që na bosnjëzon

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 26 February 2023

Ish kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri i ka falënderuar përzemërsisht të gjithë qytetarët që sot kanë marrur pjesë në tubimin kundër themelimit të Asociacionit të mbajtur në fshatin e lindjes së tij në Gushavc, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se mesazhi I tyre ishte I qartë dhe I saktë e ku thotë se nuk duan asociacion që I bosnjëzon.

“I falënderoj përzemërsisht të gjithë qytetarët e Mitrovicës që morën pjesë në tubimin e sotëm.  Mesazhi jonë ishte i qartë dhe i saktë. Nuk duam asociacion që na bosnjëzon. Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran dhe demokratik, dhe çdoherë do të jetë i tillë”, ka shkruar Bahtiri./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera