Lajme

Bahtiri: Pa institucione humbëm miliona investime

Autori: Gazeta inFokus 21:35 | 16 August 2017

Agim Bahtiri i AKR-së ka përmendur çështjet e ngecura në Kosovë si pasojë e mos formimit të institucioneve

Ai ka thënë se Kosova ka humbur dhjetra miliona euro investime nga Bashkësia Ndërkombëtare, si dhe ka ngecur procesi i liberalizimit të vizave, transmeton Indeksonline.

Këto komente të Bahtirit vijnë pas publikimit të lajmit se komuna e Mitrovicës së Jugut i ka humbur 2 milionë euro investime.

-Advertisement-

“Kosova po kalon nëpër procese shumë të rëndësishme, ku vetëm javët e fundit kemi humbur dhjetra miliona euro nga bashkësia ndërkombëtare. Po ashtu edhe procesi i liberalizimit të vizave ka ngecur, duke mbetur Kosova vendi më i izoluar në Evropë. Kjo bllokadë institucionale është e patolerueshme. Prandaj nuk kemi kohë për të humbur dhe besoj se Qeveria do të formohet shumë shpejt”, ka shkruar Bahtiri./Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera