Lajme

Bahtiri: Lista Serbe nuk mundet ta përcaktojë fatin e Qeverisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 19:08 | 11 November 2018

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri deklarimin e deputetëve të Listës Serbe se me votat e tyre do ta rrëzojnë Qeverinë e Kosovës, e quan një sprovë të cilës partitë politike shqiptare duhet t’i përgjigjen me maturi, duke mos ia dhënë këtë mundësi Serbisë përmes disa individëve të tyre në Kuvendin e Kosovës.

Lista Serbe nuk mundet ta përcaktojë fatin e Qeverisë së Kosovës, pasi që ka deputetë që kanë gjak shqiptari dhe nuk do ta lejojnë këtë, pavarësisht partive politike prej të cilave vijnë, thotë Bahtiri.

Ai shpreh bindjen se deputetët shqiptarë nuk do ta lejojnë Listën Serbe të trazojë skenën politike në Kosovës, përmes urdhrave që dhjetë deputetë serbë i marrin nga Beogradi.

-Advertisement-

“Kur është në pyetje interesi i Kosovës, partitë politike shqiptare historikisht janë rreshtuar në anën e drejt të popullit. Fatin e Qeverisë duhet ta përcaktojnë deputetët shqiptar dhe të partive minoritare që e pranojnë shtetin e Kosovës dhe punojnë për zhvillimin e tij”, shkruan Bahtiri në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera