Bahtiri i kundërpërgjigjet Zekës: Jam vetëm kundër komandantëve të ‘Bllacës’, ti e ke akuzuar Limajn se e ka shkatërruar Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 19:36 | 18 May 2017
Nënkryetari i AKR-së dhe kryetari i Mitrovicës, i ka reaguar anëtarit më të ri të Nisma-s, deri dje gazetar, Milaim Zekës, të cilit i ka thënë se nuk është kundër komandantëve, por thotë se tash nuk është kohë lufte dhe shtetin duhet ta udhëheqin ata që mund ta bëjnë zhvillim ekonomike.
Bahtiri ka thënë se Haradinaj ka gabuar, pasi që ka lidhur koalicion, me ata që dikur i kishte quajtur ‘komandantat e Bllacës’, përderisa i ka publikuar edhe shpërblimet ndërkombëtare të marra në sferën e biznesit, si kundërpërgjigje ndaj disa akuzave të ulëta të Milaim Zekës në lidhje me atë se çka ka punuar në Holandë, shkruan Veriu.info.
Ja postimi i plotë i Agim Bahtirit në Facebook:
Nuk jam kundër komandantëve, por tash shtetin duhet ta udhëheqin ata që kanë kapacitet ta zhvillojnë ekonomikisht.
Këtë sqarim po ia bëjë Milaim Zekës dhe atyre që duan të mendojnë si ai. Unë Ramush Haradinajn e kam mik, e kam vizituar shumë shpesh në Hagë dhe së fundmi në Francë. Por ai ka bërë veprim të gabuar kur ka lidhur koalicion me ata që e kanë shkatërruar dhe vjedhur Kosovën, duke ua mbytur shpresën qytetarëve për një jetesë më të mirë.
Se çka kam punuar në Holandë e dinë të gjithë, pasi që jam njëri ndër biznesmenët më të suksesshëm. Mjafton ta shikoni këtë foto të çmimeve ndërkombëtare. Ato epitete të ulëta të cila ai tenton të mi mvesh mua, ndoshta është nisur nga përvoja e tij personale.
Se sa duhet t’i besohet fjalëve të Milaim Zekës, mjafton t’i kujtojmë akuzat që ai i’a ka bërë Fatmir Limajt për shkatërrim të Kosovës, ndërsa sot ka aderuar në partinë e tij. Kjo nuk do koment më shumë. Për dallim prej Zekës, unë kam qenë shtytësi kryesor që AKR ta mbështes NISMA-n në balotazh në Drenas.
Sa për patriotizmin e tim dhe të familjes time e dinë të gjithë, ku mjafton të përmendet fakti se ne banojmë në veri dhe çdo ditë e kaloj atë pjesë, përderisa disa e harruan dhe prej vitit 1999 vetëm sillen nëpër pallate në Prishtinë.
Pra, unë jam kundër komandantëve të pasluftës, të cilët vite më parë Ramush Haradinaj i quante ‘komandantat e Bllacës’, e që fatkeqësisht tash ka lidhur koalicion me ta.
Tash nuk është kohë lufte, por kohë paqeje dhe patriotizmi më i madh është zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të reja të punës, të cilin mund ta bëjnë vetëm njerëzit e Koalicionit të Shpresës, e jo ata që e shkatërruan Kosovën për 18 vite.
NDRYSHIMI PO VJEN, edhe pse dikujt mund t’i pengoj.
Të tjera
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...