Lajme

Bahtiri: Isa Mustafa nuk bën të bëhet president, do të përçahej LDK’ja

Autori: Gazeta inFokus 23:53 | 06 Nëntor 2019

Kryetari i Mitrovicës dhe anëtari i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, ka thënë se nuk beson që Isa Mustafa do të bëhet president.

Bahtiri ka thënë se Isa Mustafa nuk bën të bëhet president pasi përçahet LDK-ja.

“Ne nuk dëshirojmë të lëndojmë një partner (LDK-në) duke iu bërë president Kryetarin e partisë”, tha ai në Rtv Dukagjini.

-Advertisement-

I pari i Mitrovicës thotë se Isa Mustafa është vendosur në krye të LDK-së si figurë kompromisi për të mos u shpartalluar partia, përcjell telegrafi.

“Ne nuk jemi të trentë që të shfaqim edhe njëherë një rrezik. Nuk duam të rrjedhin deputetë nga koalicioni jonë [Vetëvendosje-LDK]”, tha ndër të tjera Agim Bahtiri.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy