Fun & Video

“Baby Shark” më e shikuara në You Tube

Autori: Gazeta inFokus 12:21 | 14 January 2022

Kënga për fëmijë “Baby Shark” ka bërë histori në You Tube, duke arritur 10 miliardë shikime.

Tani ajo jo vetëm se është videoja më e shikuar, rekord që regjistroi ne 2020 por tani është e vetmja video në You Tube qe ka arritur të marrë 10 miliardë 10 miliardë shikime, konfirmoi You Tube për CNN.

Kënga është e krijuar nga një kompani nga Korea e Jugut “Pinkfong” dhe u këndua nga këngëtari koreano-amerikan Hope Segoine. Ajo u publikua në vitin 2016 ndërsa u bë virale ne Azi dhe Amerikë në 2019.

-Advertisement-

Për të festuar këtë moment kompania u bëri thirrje të gjithë fëmijëve të botës që të shpërndajë momentet e tyre duke vallëzuar me Baby Shark.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera