“Babi, mos dil me i pritë”, kryefamiljari që humbi gruan dhe vajzën tregon se si e njoftuan për tragjedinë
Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 24 November 2021
Daver Osmani duket i përmbajtur. S’ka shumë orë që gruaja dhe vajza e tij që priste të martohej verës, vdiqën në rrethana tragjike në autobusin që u aksidentua në Bullgari. Ai pret që deri të premten t’i shoh kufomat që do të kthehen në Shkup.
Osmani tha për Alsat se dje në mëngjes e morën lajmin tragjik. Njëherë, ai tha se ishin njoftuar vetëm për një aksident, por që shpresonte se gruaja dhe vajza e tij do të kishin qenë në një autobus tjetër. Lajmin e parë tha se e mori nga vajza e tij e madhe, e cila i tha të mos dilte për t’i pritur.
“Ne e kemi humbur bashkëshortën edhe vajzën. Edhe balldëzja me gjithë vajzën e vetë dhe nusja e mikut. Pesë anëtarë të familjes. Lajmin e kuptuam në mëngjes. Ora 15 në 16, vajza e madhe m’u lajmërua nga Zvicra. Babi – tha – a u ardhë nanushi dhe Alja. Thashë jo babi, s’janë ardhë, por jam gati me dalë me i pritë te autobusi. Kur tha – babi mos dil atje se një autobus ka bë ndeshje dhe u kallë. Qaty na hyri neve ajo.. sikleti”, tha ai.
Kryefamiljari thotë se pas dy orësh, disa shoferë i treguan se gruaja dhe vajza e tij kishin qenë po në atë autobusin që mori flakë. Tronditjen, megjithatë, ai e përshkruan me qetësi e shumë përmbajtje.
“Mas nja dy orëve, ramë në kontakt me disa shoferë të atyre që i kemi njoftë. Me emër e mbiemër kur i qitën, thanë qata personat e juaj kanë qenë në qatë autobus aty. Edhe qaty o tronditëm dhe s’ke çka.. Çka të vjen prej Zotit..”, tha Osmani.
Shumë i përmbajtur, Osmani duket edhe kur tregon për kontaktin e fundit që e kishte pasur me vajzën e tij.
“Herën e fundit me vajzën kam kontaktuar në orën 11 të natës, kur e kanë kaluar kufirin e Turkisë dhe në s’kam kontaktu”, thotë Osmani.
Ai tha se me sa kanë informacion kufomat pritet të vijnë deri të premten.
Të tjera
-
Gjykimi për dallavere me patentë shofer, të akuzuarit deklarojnë se MI-së nuk i shkaktuan dëm buxhetor
Në këtë rast, ish-ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Minist...
-
Vd es një 42 vjeçar në Suharekë, ra në kontakt me rrymën elektrike
Një 42 vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga rryma elektrike. Ngjarja e r...
-
Haiziri tregon kur mund të mbahen zgjedhjet
Mundësia për zgjedhje të parakohshme duket të mos jetë e mundur aktualisht. ...
-
Vuçiq i bindur te fitorja e tij në zgjedhje: Hapini kutitë, mund t’i numëroni 100 herë
Një ditë pas triumfit në zgjedhjet e pjesshme lokale, presidenti i Serbisë, A...
-
Kurti thotë se kompania turke “Baykar” është adresë e duhur për armatim: Kur do të blejmë e sa, merret vesh më vonë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se kompania turke “Baykar”,...
-
Sveçla “ndërron temë”, publikon pamje të maleve të Veriut
Derisa në vend po debatohet rreth telefonatës së Mimoza Kusari-Lilës dhe Mila...
-
Valon Syla ka një pyetje për Albin Kurtin: Pse e merr me vete në çdo takim Kusari-Lilën?
Valon Syla, gazetar, ka folur në “Pressing” të T7, për bisedën e publikuar ku...
-
Dalin pamjet e adoleshentit nga Fushë Kosova që u rra hë me grushte nga disa persona
Një prind në Fushë Kosovë ka raportuar se disa persona ia kanë rrahur djalin....
-
Paralajmërimet për hapjen e Urës së Ibrit, ish-Komandanti i KFOR’it Bühler: Qeveria duhet t’i dëgjojë këshillat e aleatëve
Ura e Ibrit është mbyllur qe shumë vite për qarkullim të veturave, mirëpo vit...
-
Haxhiu viziton nënën e Eronës që u v*a nga ish-partneri i saj: Secila pjesë e shtëpisë ia kujton ndonjë moment me vajzën dhe nipin
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vizituar sot nënën e Erona Coklit...
-
Të ardhurat mesatare do të bien me 19% për shkak të ndryshimit klimatik
Të ardhurat mesatare në mbarë botën do të pakësohen me një të pestën deri në ...
-
Në Serbi po kryhen arrestime për akuza të panjohura në Kosovë
Pikëkalimi mes Kosovës dhe Serbisë, Merdare, është një prej zonave ku autorit...