Sport

Babë e bir në Katar (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 22:20 | 09 January 2020

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Suedisë me 12 janar në Doha të Katarit, shkruan Gazeta inFokus.

Për këtë test miqësore trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka fituar 13-të futbollist që luajnë në SuperlIgë.

Prej tyre edhe kapitenin e Feronikelit, Lapidar Lladrovcin, i cili është edhe i biri i Kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit.

-Advertisement-

E ky i fundit ka udhëtuar së bashku më kombëtaren në Katar, për ti dhënë përkrahje djelmoshave dardan e në veçanti djalit të tij.

Ramiz Lladroci e ka lënë vetëm Komunën e Drenasit dhe ka udhëtuar me ekspeditën e Kosovës në Katar.

Futbollistët e Kosovës, sot kanë mbajtur stërvitjen e parë, ndërsa do te kenë edhe nesër përgatitje për këtë duel.

Kujtojmë se ndeshja me Kosovës dhe Suedisë zhvillohet të dielën dhe nisë nga ora 15:45 sipas kohës tonë lokale./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera