Lajme

Babë e bir kërcënojnë policin në Deçan

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 29 June 2018

Babë e bir janë arrestuar të enjten pasi kanë kërcënuar zyrtarin policor në Deçan, shkruan GazetaFokus.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës njëri nga të dyshuarit nuk i ka zbatuar urdhrat dhe e ka ka kërcënuar zyrtarin policor.

Të dyshuarit janë larguar me veturë nga vendi i ngjarjes ndërsa patrullat e Policisë kanë shkuar në adresë të tyre dhe kanë shoqëruar të dyshuarit në stacion.

-Advertisement-

Pas intervistimit,me urdhër të prokurorit kujdestar,njëri prej te dyshuarve është ndaluar në mbajtje.

“Rr. “Luan Haradinaj” Deçan 28.06.2018 – 12:00. Janë arrestuar dy persona meshkuj (babë dhe djalë) pasi njëri prej të dyshuarve nuk i ka zbatuar urdhrat e ligjshëm dhe i njëjti e ka kërcënuar zyrtarin policor dhe me veturën e tyre janë larguar nga vendi i ngjarjes. Patrullat e Policisë kanë shkuar në adresë të tyre dhe kanë shoqëruar të dyshuarit në stacion të Policisë. Pas intervistimit,me urdhër të prokurorit kujdestar,njëri prej te dyshuarve është ndaluar në mbajtje.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera