Lajme

Babai rrah vajzën në Podujevë, e bën për spital

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 14 October 2021

Një e mitur nga Podujeva ka pranuar trajtim mjekësor pasi që pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga babai i saj, shkruan Gazeta Infokus.

Rasti ka ndodhur ditën e mërkurë rreth orës 19:00.

“Viktima femër kosovare (e mitur), ka pranuar trajtim mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga babai i saj i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Sipas Policisë palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera