Lajme

Babai rrah vajzën e tij të mitur, prokurori e liron me procedurë të rregullt

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 23 September 2022

Të enjten në Vushtrri një prind ka rrahur vajzën e tij të mitur. Viktima sipas policisë është dërguar në strehimore kurse prindi i saj është arrestuar.

Mirëpo pas intervistimit me vendim të prokurorit, prindi që rrahu vajzën e mitur është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike dhe sulm fizik ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin viktima është vendosur në strehimore. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit  është liruar“, raporton policia./Gazeta infokus /

Të tjera