Lajme

Babai i Triumf Rizës për arratisjen e Sekiraqës: Fajin e ka sistemi gjyqësor

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 20 May 2024

Shefqet Riza, babai i Triumf Rizës, ka thënë se fajin për arratisjen e Enver Sekiraqës nga arresti shtëpia e ka sistemi gjyqësor.

Në Kosova Today të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se prokurori i rastit në fjalë e ka bërë punën siç duhej, duke qenë me kërkesat e njëjta për rastin në fjalë si të familjes Riza, njofton Klankosova.tv.

“Ky ishte një proces tepër i gjatë, ai u dënua për të tretën herë. Për arratisjen e tij për atë që ka ndodhur është dashtë sistemi i drejtësisë të merret me këtë punë si këshilli prokurorial dhe ai gjyqësor, t’i shqyrtojnë ato gabime që i kanë bërë”.

-Advertisement-

“Unë kam kundërshtuar që të mos lirohet disa herë, unë si palë e dëmtuar kam kundërshtuar por me ngulm ka kundërshtuar edhe vet prokurori special, prokurori dhe unë e kemi bërë punën, ashtu siç duhet. Por vendimi i Gjykatës ka qenë krejt tjetër, atë vendim e ka marrë në një mbrëmje kur ne nuk e kemi ditur fare. Ky është lëshim i sistemit të gjyqësisë dhe është e pafalshme”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera