Lajme

Babai i Nora Gjakovës tregon sakrificën e bijës së tij për ta fituar medaljen e artë olimpike

Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 26 July 2021

Babai i Nora Gjakovës, Luan Gjakova, ka folur pas bija e tij arriti ta fitonte medaljen e artë në Lojërat Olimpike ‘Tokyo 2020’ që po mbahen në Japoni, shkruan Gazeta inFokus.

Ai ka thënë se nuk mund ta përshkruaj gëzimin e madh që Nora arriti këtë triumf historik, duke treguar me pas sakrificën e xhudistes nga Peja për të arritur deri këtu.

“Është një ndjenjë e veçantë, një gëzim që nuk munda ta shpreh, nuk e kemi prit këtë fitore. Nora ka qenë e lënduar, ka pas operacione, por është rikthyer e fortë. Në olimpiadën e kaluar ka shkuar me lëndim dhe i është dashtë që të tërhiqet, por me angazhimin e saj dhe me mundin ia ka dalë”, tha fillimisht Luani për RTV Dukagjinin.

-Advertisement-

Me pas ai foli edhe për djalin, Akilin, i cili arriti të përfundonte i shtati në këtë olimpiadë.

“Ne kemi edhe vajzën e vogël që stërvit xhudo dhe tani kemi tre fëmijë që janë në xhudo. Akili ka pas kundërshtarë më të vështirë, mirëpo do ta ketë kohën e tij dhe në të ardhmen do të triumfojë”, ka shtuar më tej ai.

Nora Gjakova është bërë xhudistja e tretë nga Kosova që ka arritur të fitoj medalje të artë në Lojëra Olimpike.

Para saj kishte fituar Majlinda Kelmendi në ‘Rio 2016’, dhe dy ditë me parë Distria Krasniqi në ‘Tokyo 2020’./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera