Fokus

Babai i Mujë Krasniqi jep porosi në ditën e formimit të Ushtrisë (Video)

Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 14 December 2018

Halil Krasniqi, babai i heroit Mujë Krasniqi ka folur për Gazetën inFokus në 20 vjetorin e rënies së të birit.

Pikërisht në këtë ditë po formohet edhe Ushtria e Kosovës.

E kjo ka gëzuar pa masë babain e komandant “Kapuçit”.

-Advertisement-

Krasniqi ka thënë se Ushtrinë e Kosovës duhet ta duan dhe respektojnë të gjithë.

“Kush nuk e do Ushtrinë, nuk e do as Zotin e as Kosovën” u shpreh babai i Komandant “Kapuçit”.

Në intervistën dhënë Gazetës inFokus babai i heroit ka folur me plot emocione por edhe krenari për të bëmat e Mujës dhe porositë e lëna nga ai.  /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera