Rozë

Babai i motrave Hadid, në lidhje me kolegen e tyre

Autori: Gazeta inFokus 15:35 | 08 November 2018

Një modele 25-vjecare e cila sapo ka nisur karrierën e saj ka zbuluar mesazhet intime të Mohamed Hadid për ‘Daily Mail Tv’. Sipas saj, lidhja me milionerin e njohur ka nisur para tre vitesh dhe ata janë njohur në ‘Instagram’.“Unë i shkruajta përshëndetje dhe ai më dërgoi numrat.

Prej vitesh tashmë jemi në një lidhje. Takohemi në hotele të ndryshme në Europë dhe shpenzojmë shpesh kohë me njëri-tjetrin”,-ka thënë Justyna. Ajo ka publikuar edhe mesazhet që shkëmbenin me njëri-tjetrin, të cilat duket qartë që janë tepër intime.Shumë shpesh biseda kthehet në erotike. “Ne flisnim për gjithçka në fillim, pastaj gjërat shkuan më tej. E dija dhe që është i fejuar, por kjo gjë nuk më shqetëson. Doja të eksperimentoja me meshkuj më të mëdhenj”,-ka thënë ajo.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera