Fokus

Babai i Kryeshefit të IPK-së që e emëroi Agim Veliu ofendon rëndë Mimoza Kusarin

Autori: Halil Berisha 13:53 | 04 August 2020

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, më 15 korrik kishte larguar nga pozita e ushtruesit të detyrës së IPK-së Exhevit Zukën, që ishte emëruar nga Qeveria Kurti dhe kishte emëruar Kushtrim Hodajn.

Hodaj është djali i shefit të grupit të asamblistëve të LDK-së në Prizren, Haziz Hodajt, shkruan gazeta Infokus.

-Advertisement-

E ky i fundit, e ka ofenduar rëndë deputeten e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila, pas deklaratave të kësaj të fundit që kërkoi shkarkimin e Kryeministrit Avdullah Hotit.

Hodaj, e ka quajtur Kusari – Lilën të poshtër dhe krijesë të ndyrë, shkruan gazeta Infokus.

“Po, ka të drejtë edhe Mimoza ta shpreh poshtërsinë e vet në fb, pse jo, qysh do ta kuptonim ndryshe se çfarë krijese e ndyer është!”, ka shkruar në rrjetin e tij social Haziz Hodaj.

Ndërsa, aty nuk munguan edhe komente nga politikanë të tjerë të partisë së Hodajt e Veliut.

Është Xhavit Ukaj i cili edhe kishte mësyrë Vjosa Osmanin në Kuvendin e Kosovës, i cili i ka shkruar Hodajt se edhe Kusari – Lilës do t’ia mbyllin gojën, shkruan gazeta Infokus.

“Ajt se edhe ksaj ja mbyllim gojën”, ka shkruar Ukaj./Gazeta Infokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera