Sport

Babai i Halaand tregon cili klub ishte interesuar së pari për transferimin e të birit

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 30 November 2020

Ylli i Borussia Dortmundit, Erling Haaland është njëri ndër emrat më të kërkuar nga pothuajse gjitha klubet, shkruan Gazeta inFokus.

Norvegjezi në gjitha ndeshjet e tij arrijnë të tregoj paraqitje të jashtëzakonshme, duke rënë kështu në radarin e klubeve më të mëdha evropiane.

Babai i 21 vjeçarit ka treguar që ishte Juventusi ai që së pari kishte tentuar ta transferonte Halaandin.

-Advertisement-

‘Zonja e Vjetët’ kishte shfaqur interesimin e saj në kohën kur sulmuesi ishte vetëm 17 vjeç.

“E gjitha është e vërtetë. Ai mund të ishte larguar nga Norvegjia në janar të 2018 dhe të transferohej në Torino, por me djalin tim vendosëm që në atë fazë të karrierës së tij do të ishte më mirë të rritet gradualisht. Ai ishte vetëm 17 vjeç, Salzburgu ishte zgjedhja e duhur për karrierën e tij profesionale e cila më pas e çoi atë te Borusia Dortmund.

Unë mendoj se ishte shumë herët për të shkuar tek Juventusi. Unë e konsideroja Salzburgun ekipin ideal, ishte gjithashtu e rëndësishme të kuptoja se çfarë roli do të luaja në klubin që do të zgjidhja. Në Austri kishte më shumë shanse për të luajtur dhe për të shkëlqyer.

Gjithashtu sepse klubi i Juventusit, e trajnuar në atë kohë nga Alegri, kishte sulmues të kompletuar në organikën e saj si Higuaín, Mandzukiç, Kean, Dybala, Kosta, Cuadrado, Bernardeski.

Paratiçi, në fshehtësi po fillonte të endte komplotin e ‘goditjes së shekullit’ Cristiano Ronaldo së bashku me super agjentin portugez Mendez” ka deklaruar babai i Halaandit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera